Ekonomiksi i mendimit praktik
“Ekonomiksi i mendimit praktik”, një prezantim klasik i bazave të ekonomisë së tregut, tani po përkthehet për lexuesit në Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe vendet e Kaukazit të Jugut. Versioni elektronik i librit është i disponueshëm falas në gjuhën angleze, armene, ruse, shqipe, ukrainase dhe uzbeke. Gjuha gjeorgjiane do të jetë në dispozicion në fund të vitit 2021, e ndjekur më pas nga gjuha azarbajxhanase, kazake dhe kirgize. Faza e parë e këtij projekti pilot financohet krejtësisht nga donacionet private.
Për me shume informacion shkoni në faqen: https://www.econfun.org/sq/about/
Për të shkarkuar librin: https://econfun.s3.eu-central-1.amazonaws.com/books/Common_Sense_Economics_%5Bsq%5D.pdf
“Ekonomiksi i mendimit praktik: Çfarë duhet të dimë rreth pasurisë dhe begatisë” u publikua fillimisht në vitin 2005 dhe tani është në edicionin e tij të tretë. Shkruar nga ekonomistët akademikë James D. Gwartney, Richard L. Stroup, Dwight R. Lee, Tawni H. Ferrarini dhe Joseph P. Calhoun, “Ekonomiksi i mendimit praktik” sot është hyrja klasike në bazat e ekonomiksit të tregut. Qëllimi i tij është të orientojë lexuesit që të bëjnë zgjedhje të zgjuara personale dhe parimore bazuar në një kuptim të shëndoshë të parimeve të ekonomiksit.
Economic Fundamentals Initiative është e angazhuar ta vërë në dispozicion këtë libër PA KOSTO për një audiencë të gjerë me gjuhë amtare ndryshe nga anglishtja, si në anglisht ashtu edhe në gjuhën vendase. Me mbështetjen e Komitetit Këshillues Akademik të EFI-së, libri është përshtatur për të siguruar përshtatshmërinë me lexuesit në mbarë rajonin. I disponueshëm në format elektronik, ai përfshin materiale lexuese shtesë dhe mbi 9 orë video-klipe me titra që prezantojnë dhe shpjegojnë konceptet themelore të ekonomiksit në kontekstet e jetës reale.
Botimi i ri i rajonalizuar i “Ekonomiksit të mendimit praktik” tani është i disponueshëm në gjuhën angleze, armene, ruse, shqipe, ukrainase dhe uzbeke. Gjuha gjeorgjiane do të jetë në dispozicion në fund të vitit 2021, e ndjekur më pas nga gjuha azerbajxhanase, kazake dhe kirgize.