Trajnim 2 ditor: “Girls Speak Digital Economy”

Trajnim 2 ditor: “Girls Speak Digital Economy”

Ekspertë të fushave të ekonomisë, menaxhimit, komunikimit dhe fondeve apo programeve të BE-së do të ndajnë eksperiencat dhe njohuritë e tyre duke frymëzuar dhe motivuar vajzat e reja.

Drejtuar vecanërishtë ndaj të rinjve dhe vajzave me aftësi dhe dëshirë për të zhvilluar horizontet e tyre drejt ekonomise digjitale, ky projekt synon nxitjen e kreativitetit dhe fuqizimin e tyre në tregun e punës së sektorit të ekonomisë.

Ky trajnim do të gërshetoj përdorimin e risive teknologjike për fuqizimin dhe krijimin e pavarësisë ekonomike për vajzat duke i mundësuar atyre rritjen e kapaciteteve profesionale dhe hapjen në një treg ndërkombëtar që i përket të ardhmes.

“Girls Speak Digital Economy” në 4 dhe 5 Korrik, ora 10:00, në ambientet e Këshillit Rinor Kombëtar, salla ”Create”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.