Zhvillohet Konferenca Finale për përmbylljen e projektit Mind Genomics

Zhvillohet Konferenca Finale për përmbylljen e projektit Mind Genomics, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga Qendra UET.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Znj. Veronika Korkaj, Drejtoreshë e Përgjithshme për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të BE-së, Ministria e Financave dhe Ekonomise ( Autoriteti Kontraktues), Ekspertët e angazhuar në këtë projekt, staf nga Fakulteti i Ekonomisë, UET si dhe studentë përfitues të trajnimeve të zhvilluara në kuadër të projektit. Gjatë takimit u prezantuan metodologjia Mind Genomics, rezultatet e projektit si dhe u diskutua për qëndrueshminë e tij pas përfundimit.

CFCU Albania

European Union in Albania